Albanian
Aventura e parë sivjet në zemrën e Alpeve Shqiptare 🤍
ENG BELOW
Këtë të diele (12 janar) po e fillojmë vitin në zemrën e Alpeve Shqiptare 🤍, ku do të ecim përgjatë luginës së Valbonës deri tek Ujëvara e ngrirë e Valbonës ❄️🏔️
Ecja është e shkurtër dhe e lehtë andaj rekomandohet edhe për fillestarë që nuk kanë përvojë në hiking e megjithatë na ofron peisazhet më të bukura të Luginës së Valbonës përgjatë shtegut dhe të ujëvarës e cila gjatë kësaj sezone është e ngrirë..🧚🏻♀️
Shtegu gjatë kësaj periudhe ka borë mjaftueshëm për ta bërë ecjen më magjike 🧊✨por gjithsesi është i kalueshëm 🧚♀️ si dhe gjatë ecjes do të bëjmë pauza të mjaftueshme që i gjithë grupi të mund të shijojë ditën në natyrë 🏔.
Detajet për pjesëmarrje ⬇️
Rezervimet ☎️ : mund t'i bëni përmes telefonit në +38345600037 (Viber, Whatsapp apo thirrje) ose në inbox të faqes sonë.
Nisja ⏰: Të dielen (12 janar) në orën 07:00 të mëngjesit, nga parkingun prapa Pallatit të Rinisë (ish-TV21), Prishtinë.
Çmimi për pjesëmarrje: 20 Euro për person, përfshihet: transporti dhe guida/ Për personat që bashkangjiten me veturë: 10 euro për person.
Rrobat 🥾: Cizme të përshtatshme për ecje në borë.
Dy maica për t'i ndërruar pas djersitjes, duks të ngrohtë dhe xhaketë. Kapelë, dorëza, shall/shami dhe syze për diell bashkë me spf.
Çantë shpine me ushqim, pemë ose çokolladë dhe dy shishe ujë.
Shoqni e dashni për natyrën 🤍
__________
This Sunday (12.01.2025) we return to visit the heart of the Albanian Alps🤍 , where we will hike through the Valbona valley to the (frozen) Valbona Waterfall ❄️🏔️
The walk is short and easy, with a maximum elevation gained of 200 meters from the starting point to the destination, so it is beginner-friendly who have no experience in hiking, and yet it offers us the most beautiful scenery of valley and the waterfall, which is frozen during this season. ..🧚🏻♀️
Details for participation ⬇️
Reservations ☎️: you can make them by phone at +38345632004 (Viber, Whatsapp or call) or in the inbox of our website.
Departure ⏰: Sunday (12 january) at 07:00 in the morning, from the parking lot behind the Youth Center (close to the NEWBORN).
Price for participation: 20 Euros per person, includes: transport and guide/ For people arriving by car: 10 Euros per person.
Clothing: Suitable climbing boots.
Two t-shirts to change into after sweating, a warm sweatshirt and a jacket. Hat, scarf or sunglasses and spf.
Backpack with food, and two bottles of water